Zhduket 18-vjeçarja nga Prizreni

0
306

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e Genta Berishës nga Prizreni, që është raportuar e zhdukur.

Sipas njoftimit, 18-vjeçarja është e lindur më 9 korrik, e familjarët e saj s’kanë informata mbi vendndodhjen.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin policor.

Leave a Reply