Zhbllokohet llogaria bankare e Komunës së Suharekës

0
35

Komunës së Suharekës i është zhbllokuar llogaria bankare, ka njoftuar kryetari i saj, Bali Muharremaj.

Muharremaj ka thënë se të martën në mbrëmje është njoftuar se llogaria tashmë është aktive.

“Presioni publik dha rezultat”, ka shkruar ai në Facebook, duke shtuar se do të njoftojë më tutje për shpenzimin financiar.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, pati reaguar të hënën duke thënë se Muharremaj gënjen, pasi sipas Muratit llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e prera gjyqësore. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here