Zafir Berisha numëron një sërë arsyesh pse duhet larguar Mytaher Haskuken nga kryetari i Prizrenit

0
379

Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha ka kërkuar mobilizim të gjithanshëm për t’i dhënë fund qeverisës së Mytaher Haskukajt në qytetin e Prizrenit.

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit ka numëruar një serë arysesh pse duhet larguar kryetarin aktual nga kjo komunë.

Pushtetet sipas tij, vijnë e shkojnë, por Prizrenit mbetet.

“Prandaj të nderuar qytetetar, miq e bashkëpuntor, nuk mundemi dhe nuk duhet të pajtohemi që për llogari të politikës ditore dhe interesave të gjepave të ndonjë hajduti, të bëhemi të verbër me këtë që po i ndodhën të Prizrenit”, shkruan ndër të tjera Berisha transmeton “Indeksonline”.

Postimi i plotë i Berishës:

Të nderuar miq, qytetar të Prizrenit dhe nismëtar,

Kanë mbetur më pakë se 3 muaj nga zgjedhjet lokale, prandaj mobilizimi dhe angazhimi i të gjithëve është jetikë për ti dhën fund qeverisjes e cila me Mytën dhe VV e mytën prespektivën e qytetit ton viteve të fundit!

Aferat korruptive, punsimet familjare, kurdisjet e tendereve dhe favorizimi i operatorve tê lidhur me krimin e organizuar të partis në pushtet, po e dëmtojn rënd imazhin e qytetit të Prizrenit dhe të institucioneve lokale.

Kaosi në komunikacion i krijuar në rrugët e Prizrenit, si rezultat u punimeve të paplanifikuara mirë dhe smundja “tenderomanis” që ka kapluar pushtetarët e VV, me operator të papërgjegjshëm dhe të afërt me botën e krimit, e cila qëndron pasë Mytës dhe qeveris së tij, ka filluar të bëhet e padurushme në qytetin tonë.

Bllokimi për disa muaj  rresht i shumë rrugëve të lagjeve dhe fshatrave që kanë mbetur në gjysëm, pushtetarët aktual të prekur nga sindromi i “tenderomanis” kanë marrur një “ofenzivë” për hapjen e tendereve, kur dihet se është fundi i mandatit të tyre, e në anën tjetër sipas praktikave të deritashme, 90% e operatorëve që i marrin këto tendere nuk janë nga qyteti ynë, arsyet e të cilës tashmë i dijnë çdo qytetar!

Pushtetet vijnë e shkojnë, mirpo Prizreni mbetet këtu!

Prandaj të nderuar qytetetar, miq e bashkëpuntor, nuk mundemi dhe nuk duhet të pajtohemi që për llogari të politikës ditore dhe interesave të gjepave të ndonjë hajduti, të bëhemi të verbër me këtë që po i ndodhën të Prizrenit.

Prizrenit duhet me i kthy shpresën!

#shpresëpërprizren

#Zgjedhjet2021

Zafa

Leave a Reply