Yll Limani: Muaji i Ramazanit më ndihmoi për të reflektuar, të fokusohem në ato që kam dhe të jem falënderues

0
188

Festa e Fitër Bajramit shënoi përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Këngëtari i njohur, Yll Limani ishte në mesin e besimtarët myslimanë që këtë vit agjëroi.

Ai tha se ky Ramazan ishte i pari që ai agjëroi deri në fund ndërsa në një postim në Instagram ka treguar se cilat mësime i nxori nga kjo sakrificë.

Autori i “Lshoja zanin” u shpreh se muaji i Ramazanit e ka ndihmuar të reflektonte dhe e mësoi për vetë-disiplinën.

”Ky ka qenë Ramazani i parë që kam agjëruar fillim-fund. Mësova shumë për vetëdisiplinën, me pas kujdes çka them, shoh, dëgjoj, mendoj dhe bëj. Pa bukë dhe ujë e kupton shumë më mirë dikën që nuk ka. Gjatë gjithë muajit kam reflektuar, ku jam, ku dua të shkoj dhe çfarë po bëj mirë ose keq. Mësova se përnjëmend nuk kam për çfarë të ankohem, fokusohu në çka ke edhe ji falënderues 24 orë në ditë. Më e rëndësishmja, mu konfirmua edhe një herë fuqia e qëllimit, kur e ke të qartë se çka po do, gjithçka është e mundshme. Zoti na pranoftë agjërimin.” ka shkruar Ylli ne Instagram.

Leave a Reply