Xhuli Nura emocionohet gjatë kohës sa këndonte Shkurte Fejza: Kam qajt çdo sekondë me këtë këngë

0
282

Juliana Nura ishte e pranishme mbrëmë për ta ndjekur nga afër ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë.

E ftuar speciale ishte këngëtarja Shkurte Fejza që këndoi njëzëri këngën “Mora fjalë”, e kjo duket se e ka emocionuar ish misin.

“Me shpirt e çdo qelizë që kam marr frymë kuq e zi. Kam qajt çdo sekondë me këtë këngë nga ylli Shkurte Fejza”, ka shkruar ajo krahas videos që shihet duke e kënduar këngën, përcjell Arbresh.info

Xhuli ka ndarë edhe disa fotografi, ku i ka shoqëruar edhe me një mbishkrim.

“Shqiponjat fluturojnë drejt Berlinit, shumë e lumtur të përjetoj nga afër një nga momentet me të veçanta për çdo shqiptar anë e mbanë botës. Futbolli dhe sporti na bashkojnë sërish, kësaj herë për të shkuar së bashku drejt Gjermanisë”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/

Leave a Reply