Vranët sot, reshjet e shiut pritet të ndalen

0
94

Ditën e enjte qielli mbetet i mbuluar me vranësira, por nuk parashihen kushte për të reshura.

Intervale të shkurta me diell pritet të ketë orëve të pasdites, me gjasë nga perëndimi i vendit.

Temperaturat minimale zbresin në 5C e 8C, e maksimalet pa ndonjë dallim të madh, 8C e 11C.
Vransirat dominojnë edhe përgjatë ditës së premtë, me një rritje të lehtë temperaturave deri në 13C. Orëve të mbrëmjes të ditës së premtë reshjet e shiut përfshinë vendin.

Duke kaluar nga dita e shtunë, depërtimi i masave të ftohta arktike, shndërron reshjet e shiut në borë, njofton Prishtina Weather.

Reshjet e borës do të shoqërohen edhe me erëra më të fuqishme e të ftohta veriore, me hove edhe deri në 20m/s. Temperaturat zbresin në 0C e 2C.

Deri të hënën minimalet pritet të zbresin edhe në -8C, nën kushte kthjellimesh. Këto reshje të shumta dëbore, mund të formojnë shtresë dëbore edhe deri në 10 e 20cm në pjesë të ulëta.

Leave a Reply