Vranësira e intervale me diell sot, temperaturat në rritje të lehtë

0
155

Ditën e martë nuk do të mungojnë edhe intervale me diell, me vransira kalimtare. Temperaturat minimale 2 deri 4C, e ato maksimale shkojnë deri në 9C e 11C.

Të mërkurën temperaturat vazhdojnë me trendin rritës deri në 12C e 14C, e vranësirat shtohen. Nga dita e enjtë reshje më të shumta shiu përfshinë vendin, e mundësitë për borë mbeten viseve malore, njofton Prishtina Weather.

Ditën e premtë me rënie të temperaturave më vonë gjatë mbrëmjes reshjet e shiut shndërrohen edhe në borë. Në bazë të disa modeleve reshje të kohëpaskohshme dëbore mund të presim ditën e shtunë, me temperatura që zbresin deri në -2C e +1C.

Leave a Reply