Vitia premton sigurimin e 2 milion vaksinave deri në fund të vitit

0
379

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia po raporton në Komisionin e Shëndetësisë lidhur me menaxhimin e pandemisë, procesin e vaksinimit dhe strategjinë legjislative të ministrisë.

Ministri Vitia ka thënë se vaksinimi i qytetarëve është prioriteti kryesor i Ministrisë që ai drejton.

Vitia është shprehur se procesi i vaksinimit është vital për t’iu kthyer normalitetit.

Ai ka thënë se deri në fund të Vitit, Kosova pritet të sigurojë deri në 2 milionë doza për vaksinimin e rreth 60 përqind të popullatës.

“Vaksinat ishin dhe do të jenë prioritet. Plani nacional për vaksinim veçse ka ekzistuar dhe brenda javës pas pranimit të detyrës kemi pranuar kontigjentin e vaksinave nga Covax. Ne nuk kemi gjetur apo nuk na është ofruar ndonjë kontakt me prodhuesit e vaksinave kur kemi ardhur në detyrë. Nuk na është ofruar as marrëveshja e konfidencialitetit që ofrohet gjatë negocimit me prodhues. Procesi i vaksinimit që është vital për t’u kthyer në normalitet. Kosova po hyn në një fazë të re e cila qytetarëve tanë do të ju mundësojë vaksinim. Deri në fund të vitit do të kemi në dispozicion deri në 2 milionë doza për vaksinimin e 60 përqind të popullatës”, është shprehur Vitia.

Leave a Reply