Osmani: Po na thuhet bëjeni njëanshëm Asociacionin, askush s’po i kërkon Serbisë të votojë pro në KiE

0
134

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në Samitin për Demokraci që po mbahet në Kopenhagë të Danimarkës.

Osmani tha se Kosova do që t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog me Serbinë, por sipas saj, në secilën marrëdhënie kontraktuale ka dy palë dhe nëse njëra palë nuk e zbaton asnjë prej pikave të marrëveshjes dhe e minon atë, atëherë, siç tha ajo, çështja është se “a ka marrëveshje”.

Sipas saj, në dialogun Kosovë – Serbi, ka një mungesë totale të baraspeshës, që e minon edhe kredibilitetin e dialogut.

“I kemi bërë pyetje BE-së që t’i kërkojë të dyja palëve që të bëhet çdo gjë paralelisht. Nuk i ikim obligimeve që lindin nga ajo marrëveshje, por edhe Serbia duhet të veprojë paralelisht. Obligimi kryesor nga ajo marrëveshje për Kosovën ka të bëjë me të drejtat e komuniteteve pakicë, posaçërisht krijimin e Asociacionit, por kjo është e kushtëzuar me Serbinë që të ushtrojë njohjen de-facto njëkohësisht”.

“Por, derisa Serbia e bën saktësisht të kundërtën dhe thotë se nuk do të ketë kurrë njohje as de-facto e as de jure, nuk do ta lejojë Kosovën që të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare, atëherë cilat janë masat e sigurisë që do t’i kemi, sidomos ato të sigurisë që të mos e lejojnë këtë Asociacion të mos ikë nga kontrolli”, tha Osmani.

Ajo tutje tha se Asociacioni që është prezantuar së fundi nuk i ngjanë Republika Sërpskas, por tha se duhet të sigurohen që të mos jetë as i përafërt me të.

“Kemi aplikuar për në Këshillin e Evropës, i kemi kaluar dy fazat me sukses dhe tash po na thuhet se ‘duhet ta implementoni Asociacionin’ dhe kur pyesim se ‘a do ta bëjë Serbia pjesën e vet paralelisht, që do të thotë vota për Kosovën në KiE’, këtë s’ia kërkon askush Serbisë”, tha Osmani.

“Askush nuk foli me ta, secili vjen te ne. Nuk ka lidhje se çka bën Serbia, por Kosova duhet ta implementojë njëanshëm.  Do ta bënim, sikur të mos kishte rrezik ndaj sigurisë nga Asociacioni. Do ta bënim po të mos e dinim historinë e Republika Sërpskas”, tha Osmani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here