Vidhen armë në poligonin e shenjëtarisë në Suharekë

0
398
Foto: Ilustrim

Pronari i një poligoni të shenjëtarisë ka njoftuar se persona të panjohur kanë vjedhur armë në lokalin e tij, raporton Express.

Rasti ka ndodhur mesnatën e së shtunës në Suharekë, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

“Ankuesi mashkull kosovar (pronar i poligonit të shenjëtarisë) ka njoftuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendi të lokalit dhe nga aty kanë vjedhur disa armë të vogla dhe janë larguar ne drejtim te panjohur”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ndërkohë, është bërë e ditur se njësitet përkatëse kanë dal në vend ngjarje./Express/

Leave a Reply