Valon Berisha mungon ndaj Suedisë

0
342

Mesfushori Valon Berisha do të mungojë në ndeshjen kundër Suedisë, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.

“Mesfushori Valon Berisha pas një lëndimi do të mungojë në ndeshjen e nesërme kundër Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”. Ndërkohë, stafi mjekësor i Kombëtares është duke e bërë të pamundurën që Valon Berisha të riaftësohet me kohë për ndeshjen kundër Spanjës më 31 mars”, ka njoftuar FFK.

Leave a Reply