“Ushtarët serbë thanë se do të vendosim bombë në shtëpinë tonë”, Muriqi flet për luftën në Kosovë

0
296

Rrëfehet Muriqi

Vedat Muriqi, i cili luan për Mallorca në Spanjë, ka bërë deklarata të veçanta për shtypin spanjoll.

Sulmuesi kosovar ka folur për luftën mes Kosovës dhe Serbisë në fëmijërinë e tij dhe përvojat e dhimbshme që ka pasur derisa u bë futbollist profesionist.

Në fund të viteve 1990, familja e tij, si shumë familje shqiptare të Kosovës, u detyruan të largohen në një eksod masiv në Shqipëri për t’i shpëtuar tmerreve të konfliktit të dhunshëm me Serbinë. Ata mundën të ktheheshin në Kosovës vetëm dy muaj e gjysmë pasi u siguruan se jeta e tyre nuk ishte më në rrezik.

Muriqi, i cili i kujton ato ditë, tha: “Pas luftës, pothuajse nuk kishte asgjë në Kosovë. Kur i thashë xhaxhait që doja të bëhesha futbollist, ai filloi të qeshte dhe më tha se ishte shumë e vështirë. Më pas gjërat filluan të ndryshojnë, pata fat dhe punova shumë për të qenë profesionist. Kjo nuk do të ishte e mundur pa fat, ndihmën e familjes sime dhe Zotit”, përcjell Blic.

“Lufta është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë botës dhe çdo njeriu. E vetmja gjë pozitive për këtë është se ju bën më të fortë mendërisht dhe fizikisht. Në familjen time ishin rreth 50 njerëz dhe të gjithë ishim të ngujuar në një dhomë të një shtëpie. Kur gjermanët filluan të na ndihmonin, ne duhej t’u shpërndanim të gjithëve 1 litër qumësht dhe qepë në ditë. Ishin kohë të vështira, kuptova që familja ime po vuante, ne ishim fëmijë, donim të hanim e të pinim dhe nuk na jepnin asgjë. Për fat të mirë, askush nga familja ime nuk vdiq në luftë“, vazhdoi Muriqi me deklarimin e tij.

“Ushtarët serbë thanë se do të vendosnin një bombë në shtëpinë tonë. Mbaj mend që mamaja ime paketonte rrobat në çanta për të marrë makinën sa më parë dhe për të shkuar në Shqipëri. Ushtarët hodhën shumë rroba në rrugë. Nuk kam mundur të shoh asnjë futbollist si idhull në Kosovë. I shikoja ndeshjet dhe i bashkoja në kokë karakteristikat e shumë lojtarëve. Por nuk mund të përmend vetëm njërin prej tyre si idhull”, përfundoi Muriqi.

Leave a Reply