Ukimeri: PDK-ja do të krijoj mundësi të shumta për bizneset

0
316

Islam Ukimeri është kandidat i PDK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit, derisa është duke e kërkuar besimin e qytetarëve për mandatin e dytë.

Ukimeri sot gjatë ditës ka vizituar disa biznese, me ç’rast ka thënë se me rikthimin e PDK-së në pushtetin lokal, bizneseve lokale do të ju krijohen mundësi të shumta për të ushtruar veprimtaritë e tyre.

Postimi i plotë:

Gjatë gjithë ditës, kam vizituar dhe kam takuar pronarë të disa bizneseve në Komunën e Prizrenit, por takimin me Fatmirin po e bëj publik për disa arsye.
Fatmir Maloku është pronar i Fast-Food “Yes Please” ku shpesh herë i shijoj ushqimet e tij, për shkak të cilësisë së mirë që i bën lokali në fjalë.
Shoku im Fatmiri, gjithmonë ka qenë përkrahës i madh i PDK-së, ku edhe në këto zgjedhje do e votoj z. Shaqir Totaj për Kryetar dhe mua si kandidat për Kuvendin Komunal të Prizrenit.
PDK, pas rikthimit në pushtet me 17 tetor, do të krijoj mundësi të shumta për bizneset, për të ushtruar veprimtaritë e tyre në komunën tonë.

PDK177

ShaqirTotaj

BashkëpërPrizrenin

IslamUkaj4

Leave a Reply