Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës.
Sipas informacioneve fillestare, ajo ishte ndarë nga familjarët gjatë ecjes në natyrë dhe kishte mbetur e izoluar në një zonë të thellë malore.
Pas raportimit të rastit, autoritetet organizuan një operacion të koordinuar kërkim-shpëtimi, ku u angazhuan pjesëtarë të Brigadës së Zjarrfikësve, Policia e Kosovës dhe zyrtarë të Parkut Kombëtar.
Në operacion mori pjesë edhe drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Sead Arifi.
Pas më shumë se tri orësh kërkime intensive, ekipet arritën ta lokalizojnë dhe ta gjejnë 65-vjeçaren shëndoshë e mirë.
Lidhur me rrethanat e humbjes së saj, zhvillimin e operacionit të kërkim-shpëtimit dhe gjendjen në të cilën u gjet bashkatdhetarja, detaje ka dhënë për TV Prizrenin komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prizren, Flamur Hoti ./Telegrafi/















































