Arda Güler vazhdon me Real Madridin deri në vitin 2032

0
23

Real Madridi e ka siguruar të ardhmen e Arda Gülerit, duke zyrtarizuar rinovimin e kontratës së mesfushorit turk deri më 30 qershor 2032.

Klubi madrilen konfirmoi marrëveshjen përmes një komunikate zyrtare, duke treguar besimin e madh që ka te 21-vjeçari.

Güler iu bashkua Real Madridit në korrik të vitit 2023, kur ishte vetëm 18 vjeç.

Në katër sezonet e tij me fanellën e bardhë ka regjistruar 126 paraqitje dhe ka fituar pesë trofe: Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube, Superkupën e Evropës, La Ligën dhe Superkupën e Spanjës.

Rinovimi vjen pas ngritjes së rëndësishme të futbollistit turk, i cili është shndërruar në një prej lojtarëve më premtues të skuadrës.

Në shtator, ai u vlerësua edhe me çmimin si lojtari zbulim i Ligës së Kampionëve për sezonin 2025/26.

Me këtë marrëveshje, Real Madridi siguron shërbimet e një prej talenteve më të mëdha të futbollit evropian për shumë vite.

Güler ndërkohë ka zhvilluar edhe 38 ndeshje me përfaqësuesen e Turqisë./Express