U raportua se u kap me drogë, Valdrin Sahiti poston storie nga Dubai

0
601

Mbrëmjen e kaluar u raportua se stilisti i njohur kosovar, Valdrin Sahiti, është arrestuar në aeroportin e Stambollit.

Stilisti është i dyshuar për veprën penale blerja, pranimi, posedimi i drogave dhe stimuluesve, transmeton lajmi.net.

Policia Turke e ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika ne Kosovës.

Pas këtyre raportimeve, stilisti në një formë ka mohuar lajmet të cilat po qarkullojnë nëpër media.

Sahiti ka hedhur storje në profilin e tij të ‘Instagramit’, ku shfaqet nga Dubai për eventin e tij rreth modës.

Ai nuk ka komentuar asgjë rreth raportimeve.

Leave a Reply