Vajza shqiptare mrekullon fotografin e njohur në Amerikë me emrin dhe pamjen e saj

0
219

Një vajzë shqiptare me emrin Fjolla ka magjepsur fotografin e njohur David Guerrero, i cili është i famshëm për fotografitë e tij rrugëve të New Yorkut me qytetarë të zakonshëm.

Në videon të cilën e ka postuar në TikTok dhe e cila ka mbledhur miliona pëlqime, Guerrero e ndal në rrugë rastësisht Fjollën dhe e pyet për emrin. Ai menjëherë reagon duke i thënë se ky është ndër emrat më të bukur që ka dëgjuar.

Pastaj bashkë me Fjollën realizon disa fotografi, të cilat më pas i ka postuar edhe në profilin e tij në TikTok por edhe në Instagram.

“Rrugëve të New Yorkut fotografi me Fjollën, një nga emrat më të mirë që kam dëgjuar”, ka shkruar ai në Instagram.

Leave a Reply