U kryqëzua nga shqiptarët për vizitën në Beograd, Zhaklina: Jam ndjerë super e përdhunuar

0
187

Ish opinionistja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, Zhaklinë Lekatari, ishte kryqëzuar nga shqiptarët pas vizitës së saj në Serbi.

Deklarata e saj nga atje se ndihet mirë në vende ku nuk flitet shqip, kishte ngritur reagime të forta, shkruan lajmi.net.

Zhaklin Lakatari është shprehur se është ndjerë shumë keq nga komentet që ka marrë pas vizitës që ka marrë në Beograd.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, tha se është ndjerë e përdhunuar verbalisht.

Sipas saj dhuna është e papranueshme.

“Jam ndjerë super mega e dhunuar e përdhunuar verbalisht. I kam përjetuar shumë keq. Dhuna verbale është dhunë. Dhuna është e papranueshme”- tha ajo./

Leave a Reply