“Treshi përsheshi” mbetet edhe pa Cimën, Qumili: Lamtumirë miku im i zemrës

0
576

Vetëm një ka mbetur nga “Treshi Përsheshi”.

Humoristi Rasim Thaçi-Cima ka vdekur sot në moshën 71 vjeçare nga COVID-19 dhe këtë pa dyshim e ka përjetuar rëndë miku i tij i kahmotshëm Sevdai Radogoshi-Qumili.

“Lamtumirë miku i zemrës. Prehu në paqe”, ka shkruar ai në një postim në Instagram.

Ibrahim Krajkova i njohur si Leci kishte vdekur në vitin 2015. Cima, Leci dhe Qumili ishin grupi ikonik “Treshi Përsheshi” që kulmin e karrierës së tyre e patën në vitet e 80-ta.

Leave a Reply