Tre gola për 12 minuta, Liverpooli “përmbys” Villarealin dhe shkon në finale

0
287

Liverpooli trembi fansat e tij në mbarë botën teksa ishte me një këmbë jashtë Championsit, pasi u gjend në disavantazh të dy golave në ndeshjen e dytë me Villarrealin. Ekipi i drejtuar nga Jugren Klopp zhvilloi një ndeshje me dy fytyra, duke u zgjuar gjatë pjesës së dytë, për të marrë një fitore me përmbysje 2-3, që i siguroi finalen.

Villarreali shtang Liverpoolin gjatë pjesës së parë në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League, që u zhvillua në “Estadio de la Ceramica”. Skuadra e drejtuar nga Unay Emery e zhbllokoi takimin që në minutën e tretë me golin e Dia, i asistuar nga Capoue, ndërsa në minutën e 41-të realizoi Coquelin, që barazoi rezultatin e përgjithshëm në 2-2, duke e lënë të hapur kualifikimin në fraksionin e dytë.

Reagimi i “The Reds” ishte i menjëhershëm gjatë 45 minutave të dyta. Në të 62-tën, Fabinho shkurtoi diferencën në 2-1, duke çliruar psikologjikisht futbollistët e Liverpoolit, që në minutat në vazhdim përmbysën shifrat në 2-3 falë golave të Diaz dhe Mane./SS

Leave a Reply