Tragjedi në familjen Hoxha, babë e bijë nga Gjakova vdesin brenda pak ditësh nga COVID-19

0
427
Foto: Ilustrim

Një 20-vjeçare nga Gjakova ka vdekur mëngjesin e sotëm nga virusi Covid-19.

Lajmin e ka konfirmuar doktoresha e Mjekimit Intensiv, Agreta Gecaj-Gashi.

Express merr vesh nga burime të sigurta brenda spitalit të Gjakovës, se para disa ditësh ka vdekur edhe babai i saj nga koronavirusi.

Njoftimi i plotë i familjares:

“Të All-llahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Me pikëllim të thellë ju lajmërojmë se sot ka ndërruar jetë motra jone (vajza e axhes) Rumejsa Abdurrahim Hoxha

Vdekja është nje ndarje e perkohshme nga te dashurit, e bukura ma e mira jonë Rumejsa ti na le por ne do to të kujtojmë përherë si atë vajzen shembullore.

Varrimi bëhet sot  në varrezat e qytetit të Gjakovës.

All-llahu ia faltë Xhennetul Firdews!

Allahu e frymzofte per saber mamin e Rumejses per ndarjen nga burri dhe vajza mbrenda kesaj jave.

Leave a Reply