Totaj mbetet jashtë Kryesisë së re të PDK-së

0
378

Shaqir Totaj, ishte ndër prurjet më të mëdha në PDK, derisa kjo parti drejtohej nga Kadri Veseli.

Madje, Totaj pos që u bë njeriu kryesor në degën e PDK-së në Prizren, atij nga Kadri Veseli iu dha posti i të dytit në parti- ai i nënkryetarit, raporton Gazeta Blic.

Mirëpo, me ardhjen e Memli Krasniqit ai nuk është fare në Kryesinë e re të PDK-së.

”Jerusalemi” i dikurshëm i PDK-së përfaqësohet nga Kujtim Gashi dhe Luljeta Veselaj- Gutaj.

Totaj, i cili zyrtarisht është kandidati i PDK- së për kryetar të Prizrenit sot ka postuar edhe një status në Facebook.

Ai ka shprehur bindjen se PDK do të rikthehet me fitoren në Prizren dhe në Mitrovicë.

Leave a Reply