Totaj homazhe në Landovicë: Epopeja e Vërrinit është ngjarja më e madhe historike e komunës tonë

0
335

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë homazhe ne varrezat e dëshmorëve në Landovicë me rastin e 23 vjetorit të Epopesë së Vërrinit.

Ai ka thënë se sakrifica dhe lavdia e Vërrinit 23 vite më parë, përbëjnë ngjarjen më të lavdishme të komunës së Prizrenit.

“Për jetë e mot i përulemi lavdisë e sakrificës së Vërrinit. Djemtë e vajzat më të mirë të shqiptarisë të barrikaduar në Vërri, 23 vite më parë nisën me armë në dorë luftën për liri të plotë nga Serbia. Fshatrat dhe malet e Vërrinit u bën fortifikata e pathyeshme ndaj pushtuesit. Në 23 vjetorin e Epopesë së Vërrinit, nderojmë të gjithë të rënët për liri. Kujtojmë me krenari dy prijësit e asaj historie të lavdishme, Xhevat e Selajdin Berisha që u flijuan për të mos vdekur kurrë. Me një grup të madh bashkëpunëtorësh nderuam trimat e UÇK-së në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. Epopeja e Vërrinit është ngjarja më e madhe e komunës tonë. E tillë do të jetë përgjithmonë. Sepse e tillë ishte lufta e UÇK-së. E drejtë, e shenjtë, e përjetshme. Jemi krenar që PDK-ja lindi dhe u ngrit nga ato tri shkronja të shtrenjta të luftës çlirimtare. Zotohemi se me punë e angazhim, do ta lartësojmë edhe më shumë veprën e amanetin e tyre. Për një qytet më të mirë, e për një Kosovë të zhvilluar e të përparuar. Lavdi” ka shkruar Totaj.

Leave a Reply