200 euro dënim nëse shkelni orën policore

0
312
Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Ferizaj, përveç 70 vërejtjeve policore, policia ka shqiptuar 469 gjoba ndaj qytetarëve, të cilët nuk i kanë respektuar masat si në vendim.

Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar katër gjoba për shkelësit e orës policore, ku gjoba për këtë shkelje është 200 euro, transmeton Zeri.info.

Këto janë llojet e gjobave sipas Ligjit. Nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19:

24.2. Drejtuesi i mjetit motorik, i cili nuk e respekton vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të përcaktuar, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro.

– Sipas këtij Neni janë shqiptuar 4 gjoba

24.3. Personi fizik, i cili nuk e respekton vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të caktuar, dënohet me gjobë prej dyqind (200) eurove.

– Sipas këtij Neni janë shqiptuar 18 gjoba

24.4. Personi juridik, i cili nuk e zbaton vendimin e Organit Kompetent për krijimin e kushteve dhe mbajtjen e distancës së përcaktuar në hapësirat, në të cilat janë përgjegjës, dënohen me gjobë prej pesëqind (500) eurove, ndërsa personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë prej dyqind (200) eurove.

– Sipas këtij Neni janë shqiptuar 51 gjoba

24.5. Personi fizik, i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës, dënohet me gjobë prej tridhjetepesë (35) eurove.

– Sipas këtij Neni janë shqiptuar 395 gjoba

25.2 Personi fizik, i cili organizon aktivitete publike dhe jopublike të ndaluara me vendim të organit kompetent, dënohet me gjobë prej dyqind (200) eurove dhe ndalimin e aktivitetit.

– Sipas këtij Neni është shqiptuar një gjobë

Këto masa janë duke u respektuar nga shumica e qytetarëve, të cilët edhe i falënderojmë, por janë hasur edhe persona, të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat dhe ndaj tyre policia ka qenë e detyruar të shqiptojë gjoba.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim dhe respektim të masave anti-COVID, sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës .

Apelojmë te qytetarët dhe pronarët e lokaleve që t’i respektojnë masat e parapara ligjore, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe shëndetit publik.

Ndërkaq, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë dhe nëse kanë informacione se persona ose vende të caktuara nuk respektojnë masat anti-COVID-19, të lajmërojnë menjëherë Policinë, stacionin më të afërt, ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406 dhe policia do të marrë të gjitha masat e nevojshme, sipas Ligjit anti-COVID. Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Leave a Reply