Ti je vetja

0
487

Kur armiqt mendojn se ke marr fund
Nën rrënojën e trupit tënd të shembur
Merr frymë thellë dhe mblidhe forcën
Ngrihu n’këmb e vazhdo jetën!


Dhimbjen tënde mbaje n’shpirt
Brenda teje le të zihet si vullkan
Mos e nxjerr në sipërfaqe
Për t’i knaqë miqt e rrejshëm!


Ti je vetja askush si ti
Hallet tua ndaj me vetën
Për të dobëtit dhuro mirësi
Shpirtit tënd fali qetësi
Armiqt tu vriti me heshtje!

Shkruan: Abdullah V. THAÇI

Leave a Reply