Theret me thikë një person në Prizren, arrestohen dy të dyshuar

0
438
Foto: Ilustrim

Janë arrestuar dy persona në Prizren nën dyshimin se kanë therur me thikë një person tjetër.

Policia në Prizren ka njoftuar se njëri prej sulmuesve është i mitur, ndërsa deri te therja me thikë i kishte paraprë një mosmarrëveshje mes të përfshirëve në konflikt.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri i mitur, të cilët pas një mosmarrëveshje e kishin goditë me mjetë të mprehtë – thikë viktimën mashkull kosovar i cili kishte pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Nga të dyshuarit janë sekuestruar dy thika dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply