Thaçi në Hagë, Veseli: Triumfuese do të jetë edhe kjo betejë

0
428

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se beteja e tij dhe e presidentit Hashim Thaçi në Hagë do të jetë betejë triumfuese e Kosovës.

Në ditën kur presidenti Thaçi pritet të intervistohet në Hagë, lideri i PDK-së Kadri Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Kosova do të dalë triumfuese në këtë betejë pasi lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër, transmeton lajmi.net.

“Triumfuese do të jetë edhe kjo betejë e Kosovës, në të cilën sërish do të jemi bashkë me vëllain tim nga lufta, Hashim Thaçi. Sepse, e drejtë, e pastër dhe triumfuese ishte edhe lufta jonë çlirimtare. Prandaj, po, dielli do të lindë përsëri”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Kujtojmë, se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pritet sot të intervistohet si i ftuar nga Prokuroria Speciale në Hagë.

Në propozim-aktakuzën e publikuar më 24 qershor nga Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendohet, se presidenti Thaçi, kryetari i PDK-së Kadri Veseli dhe nëntë të dyshuar të tjerë janë përgjegjës për kinse krime lufte.

Thaçi e Veseli kanë hedhur poshtë akuzat për kinse krime lufte duke thënë se ligjin e vetëm që ata e kanë shkelur ka qenë ai i kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq, i cili është përgjegjës për vrasjen dhe zhdukjen e mijëra shqiptarëve të pafajshëm gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Leave a Reply