Tetë të vdekur dhe 2.236 raste të reja me COVID-19

0
334

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 22.119 doza të vaksinës kundër COVID-19.

MSH njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 8 raste të vdekjes.

 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 644.212 doza të vaksinës. Deri më sot 221.026 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
 Nga 11.373 testime, 2.236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

“Sot janë shëruar 138 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.546.
 Në total numri i rasteve aktive është 14.249″, njofton MSH.

Mund të jetë një imazh i teksti

Leave a Reply