Tërhiqet Fatmir Limaj, nuk do të jetë zëvendëskryeministër, mësohet emri që do zë vendin e tij?

0
493

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk do të jetë zëvendëskryeministër në Qeverinë e re që pritet të votohet nesër.

Klankosova mëson se kjo ndodhi për shkak se ai dëshiron ta ruajë numrin e deputetëve të Nismës dhe të jetë në Kuvendin e Kosovës.

Po ashtu bëhet e ditur se ky vendim u morë edhe për shkak të rëndësisë së Kuvendit, para proceseve të rëndësishme.

Vendimi i Limajt për tërheqje korrespondon edhe me përgjegjësinë politike që synon ta ketë në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku liderët politikë kosovarë pritet të kenë rol kyç.

Këtë vendim e ka mbështetur edhe kryesia e partisë së tij.

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, do të jetë befasia ekskluzive e këtij subjekti për Qeverinë e re.

Klan Kosova merr vesh se ajo do të jetë Zëvendëskryeministrja e re e Kosovës, meqë këtë post ajo e merr në Qeverinë Hoti.

Më tej mësohet se Vesel Krasniqi do marrë postin e Ministrit të Tregtisë dhe Skender Reçica atë të Ministrisë së Punës.

Thuhet që aryseja e përzgjedhjes së Balaj-Halimajt në këtë pozitë, është fuqizimi i gruas në Kuvend, por edhe performanca e saj e mirë në Parlamentin e Kosovës.

Leave a Reply