Tan Brahimi trondit banorët me rrëfimin e tij

0
197

Banori i shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, Tan Brahimi ka ndarë me banorët një histori mjaftë të dhimbshme nga jeta e tij private.

Në një bisedë me Olta Gixharin, Armaldo Kllogjerin dhe Dea Mishel, Tani zbuloi se 10 vite më parë humbi prindërit në një aksident rrugor, ku në momentin që ndodhi aksidenti Tani ishte shofer dhe prindërit pasagjerë

VIDEO

“Kam 10 vjet që s’i kam. Kam pas bërë një aksident me makinë, i kam pasur prindërit pasagjerë. Ata kanë vdekur, kam shpëtuar vetëm unë. Në 2013. Ishte fundi. E kur thua ti prind, me pas kaluar më shumë kohë, se kemi pas qëndruar më shumë me shokët. Nuk kam qenë i vogël, 26 vjeç”, tha Tani.

Shkak i këtij aksidenti aktori tha se ishte një kamion i cili ia kishte prerë rrugën i cili kishte qenë me shpjejtësi

“Tabela thoshte 50, unë isha me 100. Doli një që bëri gabim të 2-shiftë edhe ai. Kishim faj të dy. Kur tha Jona që jetoj vetëm, mu kujtua. E kam përjetuar edhe unë vetëm, fillova t’u kaluar. Flisja e qeshja kot”, përfundoi Tani.

Leave a Reply