“Sunny Hill” mbahet në Prishtinë e Tiranë, Veliaj: Një supër lajm

0
311

Festivali “Sunny Hill” është kthyer sërish në vendin e saj, Prishtinë, pak ditë pas anulimit.

Por ky edicion i këtij viti pritet të mbahet në Prishtinë dhe Tiranë, shkruan lajmi.net.

Pas këtij lajmi ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’.

“Sunny Hill Festival – edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë! Shumë i lumtur që edicion special i këtij viti i “Sunny Hill Festival”, do të mbahet në Prishtinë në 4,5,6, e 7 gusht, kurse në Tiranë në 26, 27, dhe 28 gusht. Një super lajm. Bashkë”, ka shkruar Veliaj në postim.

Ditë më parë tema kryesore ishte anulimi i këtij festivali në Prishtinë dhe zhvendosja e tij në Tiranë.

Tashmë janë konfirmuar shumica e artistëve të huaj të cilët do të performojnë në këtë festival.

Ndryshe në Prishtinë, “Sunny Hill” do të mbahet në datat e parapara, ndërsa në Tiranë me 25, 26 dhe 27 gusht.

Leave a Reply