Sot duel i fortë në ‘Rexhep Rexhepi’: Feronikeli dhe Ballkani kërkojnë biletë për në finale

0
461

Sot vazhdojnë ndeshjet e dyta gjysmëfinale në kuadër të Kupës së Kosovës në futboll.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Suharekë ndërmjet Ballkanit e Feronikelit përfundoi baras pa gola, kurse tani Feronikeli ka përparësinë e terrenit vendas.

Feronikeli, kampion në fuqi synon që Kupa e Kosovës të mbetet në Drenas, kurse Ballkani kërkon ta fitojë këtë trofe për herë të parë në histori.

Në anën tjetër në Drenicë Prishtina luan ndaj Drenicës.

Ndeshja e parë në “Fadil Vokrri” përfundoi 3:0 për kryeqytetasit.

Leave a Reply