Sokoli: Një orë standarte e mësimit është 45 minuta kohëzgjatje, në komunën e Prizrenit, të qeverisur nga PDK, kjo mund të konsiderohet si ‘luks’

0
212

Asambleisti i LVV-së në Prizren, Selman Sokoli e ka krikuar DKA-në, për siç ka thënë, për paaftësi në planifikim.

Sokoli këto kritika i ka adresuar drejtë DKA-së, duke thënë se në shkollat e Prizrenit nuk janë duke u mbajtur orët nga 45 minuta.

“Një orë standarte e mësimit është 45 minuta kohëzgjatje. Por në Komunën e Prizrenit, të qeverisur nga PDK, kjo mund të konsiderohet si ‘luks’, sepse orët mësimore zakonisht zgjasin 30, 35 dhe 40 minuta.
Krejt kjo për shkak të paaftësisë në planifikim të DKA-së, me në krye drejtorëshen e saj. Ajo e ka mohuar një fakt të tillë para Kuvendarëve në Kuvendin e Komunës, por realiteti është i hidhur dhe kokëfort.
Këshillat e Prindërve dhe Këshillat e Nxënësve duhet të ngritin zërin, sepse pasojat janë të mëdha. Nuk konsiderohet orë mësimore ajo që zgjatë 30 minuta. Edhe më skandaloz është fakti që edhe këta minuta të paktë nuk respektohen nga ata arsimtarë që janë të afërt, militantë, ose zyrtarë të partisë në pushtet.
Ky është cënim i dinjitetit të mësimdhënsve, sepse me këto kushte ata nuk mund të japin më të mirën për nxënësitë tanë, prandaj edhe kemi, e do të kemi probleme në vazhdimësi, nëse vazhdon kjo qasje”, thuhet në reagimin e Sokolit./04 Online

Leave a Reply