“Skuadra duhet të përmirësojë mentalitetin”, Muçi: Goli vjen në shumë mënyra

0
146

Besiktasi i Ernest Muçit dhe Milot Rashicës pësoi humbjen e tretë radhazi në kampionat teksa u mposht në shtëpi nga Antalyaspor me rezultatin 1-2. Golin e vetëm për gjigandët turq e shënoi Muçi, i cili shfrytëzoi më së miri një asist të Rashicës.

Pikërisht, dy lojtarët shqiptarë ishin ndër më të spikaturit e ndeshjes për Besiktas duke merituar edhe notat më të larta pas 90-minutëshit. Në intervistën pas sfidës, Muçi që është shndërruar menjëherë në yllin e Besiktas, theksoi se ekipi i tij duhet të përmirësohet në aspektin e mentalitetit dhe se duhet të mësohen që rrugën e rrjetës ta gjejnë në mënyra të ndryshme.

“Mendoj se në radhë të parë duhet të përmirësohemi në lojën si skuadër. Duhet të jemi më të fortë, e kam fjalën të jemi më të fortë edhe mentalitet. Duhet t’ia dalim të gjithë së bashku dhe të përmirësohemi. Është e vështirë të flasësh pas një humbje, por na duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës dhe të rikthehemi me patjetër te fitorja. Ndoshta na duhet ta kërkojmë rrugën e rrjetës në disa mënyra, duhet të përmirësohemi në këtë aspekt. Kemi kohë dhe do të punojmë shumë”, u shpreh Muçi./SS

Leave a Reply