Si të ia ndaloni fëmijës tuaj thithjen e gishtit?

0
181

Thithja është një ndër reflekset natyrore të foshnjës, ku në atë mënyrë qetësohen në momentet kur janë të lodhur, të uritur, të mërzitur apo kur dëshirojnë të flenë. Shkencëtarët pohojnë që thithja e gishtit iu dhuron kënaqësi sikurse të kenë ngrënë apo në atë mënyrë mundohen të kompensojnë mungesën e ushqimit në biberon.

A mund të parandalohet kjo shprehi?

Foshnjat lindin me nevojën për të thithur dhe te disa kjo është më e shprehur. Për të përmbushur këtë nevojë disa foshnje thithin gishtin e disa cucllën.

Shumë fëmijë këtë shprehi e tejkalojnë vetvetiu, pa metoda të veçanta. Por asnjëherë nuk mund të dimë nëse metodat e veçanta për të shmangur thithjen mund të shkaktojnë kontraefekt.

A është më mirë që foshnjës t’i japim cucllën në vend që të thith gishtin?

Ekzistojnë shumë pro dhe kontra edhe për cucllën edhe për gishtin.

Gishti është gjithmonë prezent, nuk mund të bie në tokë apo të humbet gjatë natës. Cucllat në anën tjetër më pak dëmtojnë dhëmbët dhe për arsye se foshnjat e tejkalojnë shprehin e cucllës para se të dalin dhëmbët e përhershëm. Gjithashtu, gjithmonë ekziston mënyra që t`ia merrni cucllën dhe t`ia fshehni.

Në të vërtetë më së miri kishte me qenë që t`ia shmangni këtë shprehi edhe nga njëra edhe nga tjetra.

Foshnja ime thith gishtin në mënyrë agresive, a është kjo normale?

Ekzistojnë dy mënyra si thithin foshnjat gishtin. Foshnjat të cilat e thithin gishtin në mënyrë pasive ku gjasat janë më të vogla që të kenë probleme me dhëmbët dhe foshnjat të cilat këtë e bëjnë në mënyrë agresive dhe nevrike.

Kjo është një shprehi normale, por mundohuni që t’ia tejkaloni shprehinë para se ti dalin dhëmbët e përhershëm.

Kur paraqet problem kjo shprehi?

Image result for baby finger on mouth

Shumë foshnje e tejkalojnë vetvetiu këtë shprehi, por një përqindje e caktuar e fëmijëve vazhdon me shprehinë edhe pas moshës 4 vjeçare.

Problemi më i madh është nëse kjo shprehi shtrembëron dhëmbët, ku dhëmbët e poshtëm dhe të epërm shpërndahen, apo edhe mund të vije deri te gjakderdhja. Por kjo mund të paraqet problem nëse fëmija që thith gishtin nuk i ka më dhëmbët e qumështit, por ato të përhershme, dmth përafërsisht mosha rreth 6 vjeç.

Gjithashtu, mund të ndodh që gishti i cili thithet të bëhet i kuqërremtë dhe të vjen deri te infeksioni apo tek dermatiti i formës së lehtë.

Si t`ia heqim këtë shprehi të keqe fëmijës?

Mos i bërtitni fëmijës sepse dëshira e tij mund të shtohet nga kjo mënyrë. Në vend të kësaj mund të hetoni se në cilën kohë dhe vend fëmija thith gishtin.

Nëse kjo ndodh gjatë kohës që fëmija shikon TV, jepini topin e gumës, kukullën apo ndonjë lodër tjetër e cila mund t`ia tërheq vëmendjen. Apo nëse kjo ndodh kur ai është i frikësuar apo i nevrikosur, mundohuni që ta bindni që ai ti shprehë ndjenjat me anë të fjalëve ose nëse është uritur, jepini ndonjë mollë apo karotë.

Çelësi i suksesit është që ta zbuloni se kur e thith gishtin dhe ti jepni një zëvendësim pa u hetuar.

Leave a Reply