Si ta përdorni niseshten si trajtim për flokë të yndyrshëm

0
420

Ekspertët rekomandojnë përzierjen e një gote e gjysmë me ujë dhe një luge gjelle me niseshte misri. Nëse keni flokë të dendur e të gjatë, mund të përdorni sasi të dyfishtë të ujit dhe niseshtesë.

Pasi pjesa më e madhe e niseshtesë të jetë tretur në ujë, hidheni masën në një çajnik dhe vendoseni në zjarr. Përziejeni vazhdimisht deri sa të përfitoni një masë homogjene dhe kremoze. Hiqeni çajnikun nga zjarri dhe lëreni mënjanë.

Sipas agroweb.org, kur maska të jetë ftohur plotësisht, vendoseni atë në flokë duke nisur nga rrënjët e deri në maja. Mos jini dorështrënguar në aplikimin e maskës. Më pas mbështilleni kokën me një kapuç plastik dhe mbajeni për 30 minuta.

Pas mbarimit të kohës, lajeni flokun si zakonisht me shampo dhe më pas me zbutësin tuaj të preferuar. Pas maskës, floku juaj do të jetë më i butë, me shkëlqim natyral dhe i shëndetshëm. Maska duhet bërë dy herë në javë.

Leave a Reply