Shea: Vuçiq të jap më shumë sqarime, historia e Banjskës s’mbyllet vetëm pasi një person merr përsipër përgjegjësinë

0
131

Ish-zëdhënësi i NATO-së, Jamie Shea, ka folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku pas një përleshjeje të armatosur me një grup serbësh, ka mbetur i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe është plagosur zyrtari policor, Alban Rashiti, raporton Gazeta Sinjali.

Shea ka thënë se kjo histori nuk mund të mbyllet vetëm pasi që një person e ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj policisë së Kosovës.

Sipas tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka për detyrë të jap më shumë shpjegime për ngjarjen në Banjskë.

Ata që nuk janë miq të perëndimit janë të interesuar të shkaktojnë probleme në rajonin e Ballkanit, siç është në këtë rast presidenti rus Vladimir Putin. Ai synon që të shtrijë ndikimin e tij në Bosnje dhe ta pengojë rrjedhën e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo që pamë në Banjskë ishte shumë e rrezikshme. Ishte futur gjithë ai armatim brenda territorit të Kosovës prandaj pasojat mund të ishin shumë më të mëdha. Duhet ta dimë se kush i financoi ata paramilitare, kush i furnizoi ata me armë dhe si u futën brenda terrorit të Kosovës. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka për detyre të jap shpjegime për këto çështje. Nuk mund të mbyllet ngjarja në Banjskë vetëm pasi që një person e morri përgjegjësinë për sulmin paramilitar, këtu ka akoma shumë gjëra të pathëna”, ka thënë Shea.

Shea nuk e sheh Serbinë si një shtet të kontrolluar nga Rusia, pasi sipas tij marrëdhëniet mes të dyja shteteve janë shumë më komplekse se kaq.

Konsideroj që marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë janë shumë komplekse. Natyrisht që Rusia ka ndikim të Serbia, veçanërisht në sektorin e energjisë dhe në sektorin e biznesit. Serbia akoma vazhdon të blejë armë nga Rusia, por besoni apo jo serbët kanë bërë disa gjëra të rëndësishme për t’i ndihmuar Ukrainës. Mes tjerash, mos harroni faktin se Serbia është duke negociuar për t’u bërë anëtarë e Bashkimit Evropian. Pra unë nuk e shoh Serbinë si një shtet kukull të Rusisë, sepse konsideroj se marrëdhëniet mes tyre janë shumë më komplekse se kaq. Do të vijë një ditë që Serbia përfundimisht do ta zgjedh se në cilën rrugë të vazhdoj”, ka thënë ai për tëvë1.

Leave a Reply