Bilçik: Koha të formohet Asociacioni, këtë vit duhet të shkojmë drejt përfundimit të dialogut

0
117

Anëtari i Parlamentit Evropian dhe raportuesi për Serbinë, Vladimir Bilçik, ka thënë se shpreson që Kosova dhe Serbia gjatë këtij viti të gjejnë vullnetin për normalizimin e marrëdhënieve dhe dialogu të shkojë drejt përfundimit, raporton Gazeta Sinjali.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, Bilçik është shprehur se Bashkimi Evropian po u dërgon mesazhe të qarta presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, se në vitin 2024 pret të zbatojnë marrëveshjet e arritura për normalizimin e marrëdhënieve.

Ne po u dërgojmë atyre mesazhe të qarta dhe shpresojmë që ata ta gjejnë vullnetin për ta bërë këtë. Nga përvojat e mia me presidentin Vuçiq, mendoj se ka mirëkuptim dhe vullnet për të bërë progres. Këtë e kemi parë, sidomos kur bëhet fjalë për kartat e identitetit, targat, energjinë…. Dhe kjo është e rëndësishme. Mendoj se i takon Prishtinës ta zgjidhë një çështje të madhe me rëndësi për Serbinë dhe mbrojtjen e të gjithë serbëve që jetojnë në Kosovë – që është krijimi i një Asociacioni të komunave me shumicë serbe, është koha për ta përmbushur këtë, mendoj se do të mundësojë vërtet progres dhe shpresoj se Prishtina do të ketë fuqinë dhe përgjegjësinë për të vepruar me mirëbesim në ditët dhe javët në vijim”, tha ai.

Sipas Bilçik, tensionet në rajon janë reduktuar dhe është e domosdoshme që të mos përsëritet një sulm si ai në Banjskë më 24 shtator.

Është e rëndësishme që tensionet në rajon janë reduktuar. Është absolutisht e domosdoshme që një sulm, si ai në Banjskë, të mos përsëritet”, tha ndërtjerash eurodeputeti, i cili theksoi në fund të përgjigjes se “këtë vit ne me të vërtetë duhet të shkojmë drejt përfundimit të dialogut”.

I pyetur se si e interpreton qëndrimin e Serbisë se zgjerimi i kornizës së negociatave për Serbinë me Marrëveshjen e Ohrit dhe aneksin e saj do të thotë se BE po ia mbyll derën Serbisë, gjë që u deklarua së fundmi nga presidenti i Serbisë, Bilçik thotë se përkushtimi i vërtetë për të gjitha marrëveshjet është i nevojshëm.

Leave a Reply