Shërbimi Postar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës po kërkon babadimra vullnetarë për t’iu përgjigjur letrave të fëmijëve, si pjesë e nismës vjetore të organizatës “Santa”.
Siç shkroi “Upi” të martën, organizata tha se po kërkohen persona “specialë” që do t’i lexojnë letrat e dërguara nga fëmijët dhe do t’iu kthejnë përgjigje “me dashuri dhe mirësi”.
Vullnetarët do të mund të regjistrohen në llogarinë “Operacioni Santa”, në mënyrë që identitetet e tyre të verifikohen.
Programi për përgjigje të letrave është i hapur deri më 19 dhjetor.