SHBA-ja kërkon babadimra vullnetarë për t’i lexuar letrat e fëmijëve

0
654

Shërbimi Postar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës po kërkon babadimra vullnetarë për t’iu përgjigjur letrave të fëmijëve, si pjesë e nismës vjetore të organizatës “Santa”.

Siç shkroi “Upi” të martën, organizata tha se po kërkohen persona “specialë” që do t’i lexojnë letrat e dërguara nga fëmijët dhe do t’iu kthejnë përgjigje “me dashuri dhe mirësi”.

Vullnetarët do të mund të regjistrohen në llogarinë “Operacioni Santa”, në mënyrë që identitetet e tyre të verifikohen.

Programi për përgjigje të letrave është i hapur deri më 19 dhjetor.

Leave a Reply