Senatorja amerikane: E mbështesim Kosovën, e rëndësishme të ruhet siguria e rajonit

0
211

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, ka thënë se e mbështesin rrugën e Kosovës drejtë anëtarësimit në aleancën transatlantike NATO dhe atë të Bashkimit Evropian.

Ajo, në një konferencë për media, pas takimit që pati me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ka theksuar se e kanë vizituar edhe kampi amerikan Bondsteel.

“Jemi këtu si pjesë e miqësisë që kanë ShBA-ja dhe Kosova sepse i kemi vlerat e përbashkëta. E vlerësojmë përkushtimin e këtij vendit dhe i mirëpresim aspiratat e Kosovës për të qenë pjesë e NATO-së”.

“Po ashtu u përkrahim aspiratat për të lëvizur drejtë partneritetit tuaj me Bashkimin Evropian. Ne i ndajmë edhe shqetësimet juaj për vendin dhe rajonin në kohën e tanishme që jemi. Për këtë arsye shkuam në kampin Bondsteel për t’u njoftuar nga afër nga ushtarët amerikanë, është e rëndësishme që të ruhet siguria e vendit dhe rajonit”,ka thënë Shaheen, njofton Klankosova.tv.

Shaheen ka falënderuar Kosovën për mirëpritjen e shtetasve afganë, pasi ata u larguan nga regjimi i talibanëve.

Ndër tjerash, ajo e ka përmendur edhe dashurinë e kosovarëve ndaj ish-sekretares amerikanë, Madeleine Albright.

“Afganët e patën mundësinë dhe erdhën këtu, ju faleminderit shumë.Ju faleminderit shumë e vlerësojmë historinë dhe përkujtimin tuaj për ish-sekretaren Albright, patëm rastin të shohim edhe statujën e bronztë të ish-sekretares Albright”,ka thënë Shaheen.

Leave a Reply