SBASHK-u i bashkohet Marshit për Liri të 12 shtatorit

0
33

Sindikalistët e arsimit do t’i bashkohen Marshit për Liri, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria Ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, janë pritur të premten nga kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ku është konfirmuar mbështetja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës për marshin.

Sipas platformës, mbështetja e komunitetit arsimor synon të fuqizojë thirrjet për liri, drejtësi dhe dinjitet, si dhe për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Marshi do të zhvillohet më 12 shtator në Prishtinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here