Sallauka deputetëve të Kuvendit të Kosovës: Votojeni ligjin për rimëkëmbje ekonomike

0
812

Nënkryetari i Odës Hoteliere dhe Turistike të Kosovës, Burim Sallauka ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që nesër ta votojnë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonimike, shkruan 04 Online.

Sallauka ka thënë se bizneset në Kosovë janë në gjendje shumë të vështirë si rezultat i ndikimit të pandemisë COVID-19.

“Ftojmë deputetët e Parlamentit të Kosovës që nesër të bashkërendohen për ta votuar Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, pasi është momenti i fundit ta bëjnë këtë. Pandemia ka goditur rëndë bizneset e bashkë me këtë edhe familjet e tyre, kështu që, kjo pako konsiderohet një infuzion i qëlluar në këtë kohë kritike ekonomike.
Deputetët e të gjitha partive duhet t’i heqin dilemat dhe kundërshtitë në të mirë të qytetarëve e bizneseve, dhe është koha që ta dëshmojnë se janë duke punuar në të mirë të tyre.
Gjendja në të cilën janë duke kaluar bizneset e kategorive të ndryshme është vërtetë shqetësuese, andaj është momenti i fundit të reagohet nga institucionet e vendit për ta shpëtuar ekonominë nga kolapsi”, ka thënë Sallauka./04 Online

Leave a Reply