Sa ushtrime duhen për të “djegur” kaloritë e picës?

0
183

Është një fakt i padiskutueshëm që pica është një nga ushqimet e preferuara plot kalori sidomos në netët e fundjavës. Është gjithashtu “shoqëruesi” ideal në një ndeshje futbolli apo kur shikojmë një film, por na ngarkon me shumë kalori të panevojshme.

Megjithatë, ju mund të shijoni ushqimin tuaj të preferuar dhe të digjni kaloritë e tij të panevojshme me stërvitje. Por sa orë stërvitje ju duhen për të “djegur” picën që keni ngrënë?

Një picë e madhe ka rreth 2000 kalori. Për ta djegur atë, nëse dëshironi ta hani të gjithën do t’ju duhet të luani futboll për rreth 4 orë. Nëse zgjidhni ushtrimet aerobike nuk ju duhen as më shumë e as më pak 6 orë ose rreth 3 orë biçikletë stacionare.

Tani, nëse e shoqëroni vaktin tuaj me një litër birrë, rreth 250 kalori, duhet të shtoni 25 minuta vrap në ekuacion, ndërsa nëse zgjidhni një gotë verë të kuqe, rreth 70 kalori duhet të shtoni 45 minuta ecje.

Leave a Reply