Rrihen mes vete e bëhen për spital, 8 persona përfundojnë në burg

0
375
Foto: Ilustrim

Të dielën në Prishtinë janë arrestuar tetë persona, pasi që dyshohet se janë përfshirë në një rrahje.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mesditën e së dielës janë arrestuar tetë persona.

Sipas njoftimit, deri te arrestimi i tyre ka ardhur pasi që të gjithë ishin rrahur mes vete, shkruan lajmi.net.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, si pasojë e rrahjes të gjithë kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/

Leave a Reply