‘Rotary Club Prizren’ sjell Lulzim Rakën në ‘Loyola’, flasin për masat mbrojtëse kundër Covid-19

0
271

Bazuar në moton e Rotarianëve “Shërbim përtej vetës”, sot në ALG – Loyola-Gymnasium Prizren, me një bashkëpunim të mirë me menaxhmentin e kësaj shkolle, kemi sjellur para gjimnazistëve Mikrobiologun e njohur, dr. Lul Raka, i cili ka mbajtur një ligjëratë lidhur me masat mbrojtëse kundër Covid-19, si mbajtja e maskës, ruajtja e distancës fizike dhe shmangia e grumbullimeve, por edhe për rëndësinë e vaksinimit, si mjetin më efikas për ruajtjen e shëndetit, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

“Ne kemi një armë për t’u përballur me Covid-19, e kjo është vaksina, të cilën duhet ta shfrytëzojmë”, -u tha të pranishmëve dr. Raka.
Ligjërata e sotme dhe ato që ne Rotary Club Prizren, synojmë ti realizojmë në vijim, nëpër shkollat e qytetit, kanë për qëllim sensibilizimin për ndërmarrjen e masava parandaluese kundër Covid-19 dhe vaksinimin në masë, përfshi këtu edhe vaksinimin e moshave shkollore, si mundësi e vetme për ta luftuar e mundur Coronavirusin që e ka trazuar krejt globin.
Afërdita Morina-Biffar kryetare e Rotary Club Prizren, ka falendereruar nga zemra, doktorin Lul Raka për kohën e tij dhe bashkëpunimin si dhe ALG – Gjimnazim Loyola për organizimin 🙏

Vaksinohu #RotaryClubPrizren

MbajDistance #MbajeMasken #MundeVirusin

Leave a Reply