Ronela merr pjesë në eventin për Eurovision-in, takohet me “rivalen” spanjolle

0
297

Ronela Hajati ka udhëtuar drejt Spanjës për të marrë pjesë në “Barcelona Eurovision Party”. Këngëtarja, e cila pritet të na përfaqësojë në Eurovision me këngën Sekret, është takuar dhe me përfaqësuesen e Spanjës, Chanel Terrero. Në fotot e publikuara, ata shihen mjaft të lumtura pranë njëra-tjetrës.

Duket se Ronela ka krijuar një raport të afërt me këngëtaren që do të përfaqësojë Spanjën në Eurovision, pasi dhe më parë kanë bërë live me njëra-tjetrën. Kujtojmë që kënga e Ronelës është pritur shumë mirë deri më tani nga adhuruesit e festivalit evropian.

Leave a Reply