Ronaldo: Kush tha që burrat s’qajnë?! Zgjatja e karrierës varet nga mendja dhe motivimi

0
329

Dy legjenda të sporteve përkatëse, Ronaldo dhe Golovkin, janë vënë përballë njëri-tjetrit nga DAZN në një seri të re të quajtur “Fjalët Paralele”. I pari ka fituar gjithçka me fanellat e Manchester United, Real Madridit, Juventusit dhe Portugalisë,  dyti është pesha e mesme më e mirë në boks e dhjetë viteve të fundit.

Portugezi, në veçanti, ishte shumë i intriguar nga karriera e kazakistanasit: “Të luash futboll është pasioni im, por ndjek edhe sporte të tjera. Midis një ndeshjeje futbolli dhe një dueli një boksi ose UFC, unë zgjedh opsionin e dytë. Nuk mendoj se mund të kisha qenë boksier, është e vështirë, kam lindur për të qenë një futbollist profesionist. Mendova që në fillim se e kisha këtë dhunti dhe i thashë vetes: do ta shfrytëzoj këtë mundësi. Boksi është më i vështirë, sepse kur garon je vetëm. Ti punon në palestër, ke ekipin tënd, por pastaj ata nuk shkojnë në ring me ty. Në rastin tonë është ndryshe, sepse stërvitemi së bashku, qeshim, është një lloj tjetër sakrifice”.

Cristiano Ronaldo më vonë zbuloi se ai praktikonte boks vite më parë”:

“Kur isha te Manchester United, një trajner po praktikonte boks si unë. Unë mendoj se praktikimi i tij mund të jetë i mirë për një futbollist, sepse mpreh shqisat tuaja dhe ju mësoni të lëvizni. Unë dhe Golovkin jemi rritur në mjedise dhe kultura të ndryshme. Ishte e vështirë, sepse vinim nga familje të përulura, nuk ishim të pasur, prandaj duhej të luftonin për jetën. Rrethanat në të cilat rriteni ngurtësojnë personalitetin dhe karakterin. Kam lindur në ishullin Madeira dhe në moshën 11 vjeç Sportingu foli me prindërit e mi. Ata u thanë atyre se ishin të interesuar, por unë do të duhej të transferohesha në Lisbonë. Kur fola me ta, nëna ime më tha: “Bir, nëse është kështu dhe ti do, shko”.Kam qarë çdo ditë, sepse më merrte malli. Ky ishte momenti im më i vështirë, sikurse humbja e babait tim. Mendoj se është bukur të kesh emocione, ata nuk e fshehin se cilët jemi. Kush tha që burrat nuk qajnë?! Të gjithë kemi ndjenja dhe duhet t’i shprehim”.

Cristiano Ronaldo, në fund, foli edhe për karrierën e tij të gjatë:

“Në moshën 33-vjeçare fillon të mendosh se po shkon tatëpjetë, por unë dua të vazhdoj të luaj futboll. Njerëzit mund të mendojnë: Cristiano ishte një lojtar i pabesueshëm, por tani ai është i ngadaltë. Unë nuk dua që kjo të ndodhë. Ju mund të kujdeseni për trupin tuaj, por nuk është ky problemi. Kjo varet nga mendja, motivimi dhe përvoja. Federer, për shembull, është 39 vjeç dhe është ende në majë.”/SS/

Leave a Reply