Robert Berisha flet për herë të parë rreth ribashkimit me Norën: Nuk jemi ndarë asnjëherë, njeriu ndahet vetëm kur vdes

0
409

Dyshja më e përfolur e momentit janë pa dyshim, Nora Istrefi dhe Robert Berisha.

Ka plotë 3 vite që ata janë ndarë por tani janë kthyer përsëri në qendër të vëmendjes për shkak të disa fotografive ku u kapën ‘mat’ në Prishtinë, shkruan GazetaBlic.

Ish-çifti që janë prindër të një vajze, këtë verë kaluan pushimet së bashku dhe nuk munguan edhe fotografitë të postuar në ‘Instagram’.

Mjaftuan këto imazhe që të aludohet se ata janë rikthyer ku për këtë foli edhe vet Robert Berisha.

Ai në një intervistë për ‘ATV’ u shpreh se ata nuk janë ndarë asnjëherë.

“Njeriu ndahet vetëm kur vdes”, u shpreh Roberti.

Leave a Reply