Rita Ora ngacmon imagjinatën e ndjekësve duke publikuar imazhe nga vaska në prapaskenat e xhirimeve

0
191

Rita Ora u zhvesh krejtësisht lakuriq teksa pozoi për një fotografi të mrekullueshme në banjë.

Ylli i muzikës pop, 32 vjeçe, e përdori fotografinë për të ngacmuar fansat me informacione mbi publikimin e albumit të saj të ri, që do të lansohet më 14 korrik, shkruan The Sun.

Albumi i saj i tretë, i titulluar “You & I”, ka të bëjë me gjetjen e dashurisë së vërtetë pas martesës me regjisorin e Zelandës së Re, Taika Waititi, 47 vjeç, vitin e kaluar.

Duke publikuar një fotografi të saj në banjë me shpinë nga kamera, Rita shikoi mbi supe.

Ajo shkroi në mbishkrimi ne fotografisë: “A e keni porositur ende RO3?”.

“You & I” është albumi i parë i Ritës në pesë vjet dhe i pari i saj që nga nënshkrimi i kontratës së saj të re me shtëpinë gjigante diskografike, BMG.

Duke folur për albumin, Rita tha: “Ky album do të thotë vërtet shumë për mua”.

“Është si ditari im i viteve të fundit, është zëri im dhe ndihet kaq i vërtetë për mua dhe atë se kush jam unë sot”.

Ajo më parë i tha revistës GQ Hype për këtë projekt: “Po e kap këtë moment në jetën time ku po dashurohem”.

“Ka gjëra për të cilat flas për to, mendime shumë personale, për atë që më duhej të vendosja për këtë person dhe t’i përkushtohesha atij”.

“Unë thjesht kam qenë shumë e guximshme dhe e sigurt. Kam kompozuar shumë këngë në këtë album, kam qenë në çdo seancë regjistrimi, dhe nëse jo, i kam ndryshuar këngët që të më përshtaten”.

“Unë kurrë nuk e kam bërë këtë më parë me ndonjë album: me të vërtetë kam bërë të gjithë punën dhe kam shkruar dhe kompozuar çdo këngë të vetme ose kam qenë pjesë e procesit të çdo kënge”, tha Ora.

Rita ka kompozuar ose bashkë-kompozuar çdo këngë në album, i cili përmban një këngë të titulluar “Notting Hill”, ku ajo reflekton mbi jetën e saj para famës.

Një burim tha: “I gjithë albumi është super personal në vend që Rita thjesht të vendosë emrin e saj në këngët rreth dehjes në klube të natës”.

“’Notting Hill’ është një këngë mjaft reflektuese. Ajo këndon duke bredhur rrugëve të Londrës Perëndimore me miqtë e saj ndërsa ëndërron të arrijë kohën e madhe të famës”, tha burimi.

“Të tjera këngë interesante në album janë ‘Shape of Me’, ‘Don’t Think Twice’ dhe ‘Girl In the Mirror’ – e cila është një himn i dashurisë për veten për të gjetur paqen e brendshme dhe më në fund të qenit të lumtur në lëkurën e saj”, tregoi burimi mbi albumin e ri të Ritës. /Telegrafi

Image

Leave a Reply